Grupi i Këshilltarëve socialistë duket se është tërhequr nga kalimi në diskutim dhe votim të projekt-vendimit për dhënien me qira 10 vjet të tokës për ndërtimin e parkut fotovoltaik.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se pavarësisht këmbënguljes dhe presionit, nuk është arritur të sigurohet shumica e këshilltarëve.
Më herët Saranda Web publikoi se ky projekt vendim i inicuar pas interesimit të kompanisë “PARK SOL ENERGY” ka kaluar për diskutim dhe miratim në Këshill.
Banorët e Nivicës kanë denoncuar se ndaj këshilltarëve po ushtrohet presion për të votuar këtë projekt-vendim, pavarësisht se prona në të cilën kërkohet ndërtimi i Parkut është e bllokuar nën sekuestro.
Saranda Web ka mësuar se edhe kërkesa e Avokaturës së Shtetit në Gjykatën e Sarandës për heqjen e sekuestros javën e kaluar është rrëzuar nga kjo Gjykatë.