Policia njofton se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen H. Z., 22 vjeçe.
Arrestimi i 22-vjeçares u krye për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, ku shtetasja H. Z. dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç.
Fatmirësisht burri është jashtë rrezikut për jetën dhe e ka falur gruan për veprimin e kryer dhe ka kërkuar lirimin e gruan pasi kanë 3 fëmijë për të rritur.
Please follow and like us: