SARANDA NEWS

spot_img

Vendosën 1 kjoskë në oborrin e shtëpisë së tyre, prangosen nënë e bir në Ksamil

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se disa shtetas po kryenin punime pa leje, në zonën bregdetare të Ksamilit, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasit S. Sh. dhe S. Sh. (nënë e bir), kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit S. Sh., 51 vjeç dhe S. Sh., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial