Policia e Vlorës dhe Sarandës njofton se per periudhën 04.03.2024 – 24.03.2024, janë vënë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 6654 masa administrative, konkretisht:
- 3395 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara
- 293 për mospërdorimin e rripit të sigurimit
- 374 për parakalime të gabuara
- 76 për xhama të errësuar
- 2516 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 63 masa administrative.
Please follow and like us: