Përkujtohet 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë
Është përkujtuar në Sarandë 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra, kryetari i bashkisë Sarandë Oltion ÇaÇi, ushtarakë dhe ish ushtarakë që kanë shërbyer në këtë baze dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e hapjes komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra ka falenderuar pjesëmarrsit dhe organizatorët e kësaj ceremonie.
Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi është shprehur se ndihem i vlerësuar që më jepet kjo mundësi për të falenderuar të gjithë brezat që kanë shërbyer në këtë bazë.
Behar Xhani, kryetar i Degës së Shoqatës “Detaria Shqiptare” për Sarandës, ka bërë një historik të krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë, i cili ndër të tjera ka thënë se uturima e anijeve të Flotës Detare shpeshherë ka prishur gjumin e banorëve të Sarandës, porndjenja e krenarisë dhe sigurisë ishte më e fortë
Komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra dhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çapi kanë zbuluar pllakatën e vendosur me rastin e 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare të Sarandës dhe që nga sot do të quhet Sheshi MARINARI.
Ish-ushtarakët e Bazës Ushtarake Detare të Sarandës sjellin mbresat dhe kujtimet e tyre
Xhevahir Dardha thotë se kjo ditë na kujton përgjegjësitë dhe sakrificat e ushtarakëve të kësaj baze.
Xhevahir Dardha
Asllan Godo ka qenë komandati i fundit i Bazës Ushtarake Detare të Sarandës, përpara shkatërrimit të saj dhe anijeve ushtarake në 1997. Ai kujton pikërisht ato ditë.
Asllan Godo
Palvina Shtylla ka qenë e vetmja civile e Bazës Ushtarake Detare të Sarandës dhe kujton momentet kur silëruesit e bazës dilnin në det.
Palvina Shtylla
Emnor Shtylla kujton se për ndërtimin e bazës kanë kontribuar gjithë qytetarët e Sarandës dhe ushtarakët e bazës ishin pjesë e jetës së qytetit dhe ndien keqardhje për shkatërrimin e saj.
Emnor Shtylla
Valentina Mullai ka jetuar në bazën Ushtarake Detare që prej moshës 19 vjeçare dhe jetoi 37 vjet në bazë.
Valentina Mullai
Behar Xhani, kryetar i Degës së Shoqatës “Detaria Shqiptare” për Sarandës, thotë se ndiejmë keqardhje për fundin e flotës së Bazës Ushtarake Detare të Sarandës.
Behar Xhani
NA NDIQNI NË…
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb