Kur kanë kaluar 24 orë nga zjarri i cili dogji një lokal jashtë funksionit dhe ndërtesën e Bar Lulishtes, ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Zjarri fillimisht ra në lokalin që në Sarandë njihej me emrin “Totoshi” dhe më pas u përhap duke djegur totalisht edhe Bar Lulishten.
Në Sarandë kjo është një çështje shumë e ndjeshme, pasi me djegien e Bar Lulishtes, qyteti ka humbur një monumet kulturor të identitetit dhe nga autoritetet është kërkuar një hetim i plotë dhe i thellë për shkaqet e zjarrit.
Për këtë qëllim, është kërkuar që ekspertizën ta kryejnë një grup i specializuar, të cilët pritet të mbërrijnë sot nga Tirana.