Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., banues në fshatin Kalasë, Delvinë.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: