Qindra banorë të rrugës Qazim Demi në lagjen nr 1 në Sarandë kanë mbetur të izoluar.
Shkak është bërë rrëshqitja e rrugës. Zona në cilën rruga është shembur është mbi një pallat në ndërtim. Rruga është shembur gjatë natës.
Një prej banorëve shprehet se kishin vënë re shkarje të rrugës 1 muaj më parë por ankesa e tyre nuk u mor seriozisht.
Në vendngjarje punonjës të policisë bashkiake të cilët kanë vendosur edhe tabela sinjalistike për bllokimin e rrugës.
Please follow and like us: