Një banor ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Sarandë paraditen e sotme ku Klement Bello, 63 vjeç ka rënë nga një lartësi 6 metër.
Pas transportimit të tij në spitalin e Sarandës, është kërkuar transferimi drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Sipas informacioneve të para, ka qenë një defekt në ashensor, që ka bërë hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend.
Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.