Erisa Xhixho: Shikoni realitetin që hedh poshtë çdo propagandë – VIDEO

Zv. Presidente e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka publikuar një video nga gjendja në të gjendet qyteti i Sarandës këto ditë, kur fluksi turistik ka filluar.

Kjo është gjendja e rrugëve në Sarandë vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri turistik.

Rrugët e hapura, plot inerte, kaosi i trafikut, zhurmat dhe pluhurat janë panorama që pret turistët e parë të këtij sezoni në jug të Shqipërisë.

📌 Shqipëria përfitoi 4.2 miliardë euro nga turizmi sezonin e kaluar, por qeveria nuk ka përmirësuar dot infrastrukturën për të pritur turistët e rinj, por i çoi paratë për koncensione, PPP dhe inceneratorë fantazëm

📌 Objektivi për 30 milionë turistë në vit është totalisht propagandë e paarritshme me politikat e kësaj qeverie, që synon turizëm elitar por nuk plotëson dot as kushtet më minimale.

Kjo nuk është fytyra e turizmit elitar që propagandon kryeministri!

Ky është tregues i mungesës së qartë të një strategjie për turizmin dhe i nxitimit për të mbyllur ca punë shpejt e shpejt, sepse qeverisë i intereson të shesë një sukses numrash, qofshin këta turistë apo jo!

Shikoni realitetin që hedh poshtë çdo propagandë! – shkruan Erisa Xhixho

Please follow and like us:
fb-share-icon