SKANDAL GJATË PUNIMEVE NË RRUGËT E SARANDËS – VIDEO

Digjen paisjet elektrike gjatë punimeve në rrugët e Sarandës, dhjetra shtëpi dhe biznese rrezikuan të digjen

Dhjetra biznese dhe shtëpi kanë pësuar dëme në paisjet elektrike dhe elektro-shtëpiake pas një këputje të kabllit elektrik gjatë punimeve në rrugët e Sarandës.

Sipas qytetarëve ky problem ka ardhur si pasojë e punës pa përgjegjshëri të firmës që kryen punime në rrugë, pjesë e projektit për rivitalizimin e qendrës së qytetit. Ata shprehen se paisjet e tyre filluan të nxjerrin tym dhe të shpërthenin.
Banorë dhe biznese kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon