SARANDA NEWS

spot_img

OPINION – VËZHGIM: Qendra e Sarandës, një gjetje absurde arkitektonike, një përçudnim

OPINION – VËZHGIM: Qendra e Sarandës, një gjetje absurde arkitektonike,një përçudnim. Nga Shkëlqim HAJNO

Kur sheh “ndërtimin” e ri në sheshit kryesor dhe të vetëm në qendër të qytetit turistik të Sarandës, më saktë: në ISH SHESHIN “Nënë Tereza” financuar nga FSHZH në kuadër të një projekti të rijetësimit të integruar urban të këtij qyteti; pas një habije urbane të beftë, të lindin disa pyetje:

Në rashfin urbanistik, arkitektonik dhe social.

– Në një shesh relativisht të vogël të qytetit, ndryshe edhe qendra apo epiqendra  e tij, që, ka një histori (aq sa e ka) të banorëvce të vet në breza; përse duhej në mënyrë artificiale, të ngrihej një voluim i tillë, në vend që të krijoheshin edhe më tepër hapësira të lira edhe ne drejtim të detit, i cili mund të rrokej nga syri që nga kjo qendër.?

-Përse lipsej një intensitet i tillë ndërtimor, apo, një agresivitet  me këtë ngrehinë?

-Arkitektura medoemos duhet të flasë. Po kujt i flet kjo gjë e stërmadhe e bardhë, shkallë – shkallë si një piramidë, që ka mbirë bash në epiqendrën historike të qytetit?

-Në dëgjesat paraprake publike, nuk u fol për “gjetje” dhe prurje të tilla.

-Për çfarë i marrin specilistët e FSHZH banorët e Sarandës,  me të gjitha shtresëzimet sociokulturore e historike? Mos i pandehin se janë ca eskimezë nomadë që një ditë prej ditësh, befas,  u shfaqën buzë Gjirit të Sarandës?

-Doemos, investimet e projektit të cituar më sipër si në lagjen nr.4 (Kodër), me fasadat, mozaikët e rrugëve, janë të mirëpritura, POR, mos i fyeni banorët e Sarandës, në këtë fare feje!

Ndaleni pak arrogancën dhe, afishimi  në një tabelë i të dhënave te parashikuara me ligj edhe objektin e fokusuar më sipër, nuk është çështje fakultative, dhe, ca më pak, çështje qejfi e dëshire.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial