Një 40-vjeçare shqiptare gjetur e vrarë me thikë në Athinë. 40-vjeçarja Enkelejda Danaj është gjetur në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë.
Burimet bëjnë me dije se autor i vrasjes dyshohet se është ish bashkëshorti i saj. Sipas mediave vendase pas vrasjes fshihet një histori dhune në familje, pasi 40-vjeçarja kishte denoncuar 3 herë më parë dhunën nga bashkëshorti. Burri i saj po shqiptar Eduart Danaj është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se çifti ishte në proces divorci.
Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë më shumë informacione dhe detaje që mund të çojnë në kapjen e autorit.
Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë.
“Vajza bërtiste ndihmë, ndihmë”
Momentet e fundit të 40-vjeçares, i përshkruan një banor i zonës, i cili lajmin tragjik e mësoi nga njëri prej klientët e saj. Biznesmeni tregon se klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.
“Në mëngjes vij në orën 5.10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. U tremba dhe nuk e pyeta por edhe atëherë më thotë mos e hap derën por e çoi në Polici. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, thotë ai.
Historiku i denoncimeve për dhunë
Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.
Mediat greke theksojnë se kishte një urdhër gjykate që e ndalonte Eduard Danaj të jetonte në një shtëpi me bashkëshorten, por ajo e kishte lejuar vetë që në vitin 2018.Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), ndërsa të premten e 17 majit kishte një seancë dëgjimore në gjyq.
40-vjeçarja ishte informuar nga autoritete për mundësinë e instalimit të një aplikacioni “Panic Button” në celularin e saj, përmes së cilit mund të njoftonte policinë në rast dhune. Por ajo e kishte refuzuar këtë aplikacion, madje edhe një shtëpi të sigurt, duke deklaruar se nuk e dëshiron
Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë më shumë informacione dhe detaje që mund të çojnë në kapjen e autorit. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë.
Momentet e fundit dramatike të shqiptares 40-vjeçare që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Athinë para se të binte e vdekur nga thika e ish-partnerit, i përshkruan për mediat greke një banore e zonës në Menidi.
Siç tregon, pronarja e një biznesi pranë vendit ku ndërroi jetë Enkelejda Danaj, në ato momente ndodhej në dyqanin e saj, kur një klient dëgjoi shqiptaren që thërriste për ndihmë dhe njoftoi policinë.
‘Në mëngjes në orën 5:10 vij për të pirë kafen, hyn një klient dhe më thotë, mbylle derën, mos e hap se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë policinë. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Vajza thërriti për ndihmë dhe njoftoi policinë’, dëshmon ajo.