NDAHET NGA JETA MËSUESJA KASJANI MILAJ, BASHKËSHORTIA E REGJISORIT THOMA MILAJ

NDAHET NGA JETA MËSUESJA KASJANI MILAJ, BASHKËSHORTIA E REGJISORIT THOMA MILAJ

 

Është ndarë nga jeta në Korfuz, para disa ditësh, Kasjani Milaj, bashkëshortja e regjisorit të njohur Thoma Milaj. Kasjania ka punuar deri në daljen në pension në shkollën 8-vjeçare “9 Tetori” në qytetin e Sarandës, si mësuese e ciklit të ulët. Gjatë gjithë jetës së saj, duke filluar prej vitit 1964, krahas punës si mësuese, ajo ka mbështetur dhe ndihmuar bashkëshortin e saj regjisorin Milaj në punën e tij profesionale.

 

Kasjani Milaj u aktivizua si aktore në premierat e para të trupës, në një kohë kur kishte mungesë në pjesëmarrjen e aktoreve femra në Estradë. Gjatë kohës së aktivizimit të saj, ajo luajti disa role me sukses, duke u bërë një mbështetje e madhe për të shoqin në realizimin e shfaqjeve dhe një frymëzuese për aktivizimin e shumë vajzave të reja që morën pjesë në vitet që pasuan. Sa herë që Thomai kishte vështirësi në aktivizimin e elementit femëror, sidomos në skenat masive të komedive muzikore, Kasjania do të ishte gjithmonë prezent.

 

Estrada profesioniste e Sarandës, me ndarjen nga jeta të Kasjanis, ka humbur një nga interpretuese dhe kontribuese e para të saj. Kasjani Milaj do të mbahet mend për kontributin e saj të çmuar dhe përkushtimin ndaj artit dhe edukimit. Me këtë rast, ju shprehim ngushëllimet tona të thella fëmijëve të saj, Edit dhe Relit, dhe komunitetit të artistëve. I paharruar qoftë kontributi i saj në krah të emblemës së Estradës, regjisorit Thoma Milaj. Nga Vangjel Agora.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon