Parku OASI drejt degradimit, prindërit apelojnë nëpërmjet Saranda Web

Parku OASI drejt degradimit, prindërit apelojnë nëpërmjet Saranda Web

 

Një grup prindërish nga lagjja nr. 1 në Sarandë kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për kushtet e parkut të vetëm të lagjes, pranë Oasi. Ky park, që duhet të jetë një vend i sigurt dhe argëtues për fëmijët, është kthyer në një burim ankthi për prindërit.

Prindërit raportojnë se parku ka shumë pak lodra, dhe ato që janë aty paraqesin një rrezik të madh për sigurinë e fëmijëve. Në vend që të kalojnë momente të këndshme dhe të argëtohen, fëmijët po lëndohen nga lodrat e dëmtuara dhe të pasigurta.

“Ne nuk mund t’i mbajmë fëmijët mbyllur 24 orë në shtëpi,” shprehen prindërit. “Fëmijët kanë nevojë për hapësira të sigurta për të luajtur dhe për t’u argëtuar, dhe ne kemi të drejtën të kërkojmë që parku ynë të jetë një vend i tillë.”

Prindërit kërkojnë që organet kopetente të marrin masa urgjente për përmirësimin e sigurisë së lodrave aktuale në Parkun OASI dhe, brenda mundësive, të shtohen edhe disa lodra të tjera për të plotësuar nevojat e fëmijëve të lagjes.

Shpresojmë që kjo thirrje të marrë vëmendjen e duhur dhe që të merren masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe argëtimin e fëmijëve tanë. Një park i sigurt dhe i mirëmbajtur është e drejtë themelore për të gjithë fëmijët e komunitetit tonë.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon