PRANGOSET AUTORI I VJEDHJES NË SUPERMARKET – VIDEO

Prangoset autori i vjedhjes në supermarket – VIDEO

 

Policia e Sarandës ma vënë në pranga 45 vjecarin G. Xh., banues në Ksamil, të dyshuar si autor i një vjedhje. 45-vjeçari dyshohet se rreth orës 17.20 të 27 qershorit, ka vjedhur 75.000 lekë të reja në supermarket “Oqean” në lagjen nr.1 të Sarandës.

 

 

Nga sa rezulton, ai ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të cilën e ka thyer dhe për këtë do t’i rëndojë edhe një akuzë tjetër.

45-vjeçari rezulton me disa precedentë penalë për vjedhje, ndërsa herën e fundit ishte arrestuar në nëntor 2023 për tentativë vjedhje në Sarandë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon