U nis nga Delvina për të shitur një kallash të ndryshkur në Sarandë – VIDEO

U nis nga Delvina për të shitur një kallash të ndryshkur në Sarandë, kapet nga Policia.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë realizuar me sukses operacionin policor të koduar “Strike 16”.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë. M. H. u kap në flagrancë duke mbajtur me vete një armë zjarri të tipit kallashnikov, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

 

 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, duke siguruar kështu një element të rëndësishëm për hetimet e mëtejshme.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon