Saranda Web ka marrë një ankesë të drejtpërdrejtë nga një qytetare e Delvinës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e vazhdueshme të ujit në qytet.
Ankesa e plotë e qytetares nga Delvina:
“Pershendetje Saranda Web!
Jam një banore e Delvinës dhe dua të shpreh një shqetësim shumë të madh.
Ka gati një muaj që s’kemi ujë dhe kur vjen, vjen vetëm për 20 minuta në ditë. E kemi bërë problem këtë gjë dhe na thonë që e marrin ujin ata që vaditin bahçet.
A ka shtet këtu apo s’ka? Duan dhe turizëm në dhe ankohemi pastaj pse ikin njerëzit nga ky vend apo pse s’ka turizëm. Ju lutem publikojeni të merren masa sa më shpejt se është një problem që duhet zgjidhur.
Respekte!
Please follow and like us: