Pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë, KQZ ka publikuar pr.vendimin për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për të parin e Himarës.
Partitë poltike do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, dhe sipas pr.vendimit fushata hapet më datë 26 korrik.
Partia Socialiste zyrtarizoi sot prefektin Vangjel Tavo si kandidaturën me të cilën do të garojë për zgjedhjet në Himarë, ndërsa Partia Demokratike dhe PBDNJ ende nuk e kanë publik një emër.
Deri më datë 22 korrik është afati për të dorëzuar kandidaturat pranë KQZ.
Nga ana tjetër Fredi Beleri i është drejtuar më kërkesë Gjykatës Administrative të Tiranës për pezullimin e dekretit të presidentit për shpalljen e zgjedhjeve deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s’ka vendimmarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.