Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjec, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
41-vjecari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.
Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.