Lajm i mirë për banorët e fshatit Nivicë, problemi i furnizimit me ujë është zgjidhur me rregullimin e pompës së ujit. Më herët këtë verë, banorët kishin ngritur shqetësimin e tyre në Saranda Web, duke denoncuar një krizë të rëndë ujore që ishte një shembull flagrant i keqmenaxhimit dhe neglizhencës nga autoritetet lokale.
Që nga fillimi i korrikut, banorët e Nivicës u përballën me një situatë të mjerueshme ku furnizimi me ujë ndodhte vetëm një herë në dy ditë, dhe kjo vetëm me 70 litra ujë. Kjo sasi ishte absolutisht e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më themelore si gatimi dhe higjiena, duke e bërë jetën e përditshme të banorëve jashtëzakonisht të vështirë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb