Fshati i parë i takimeve të Petro Gjikuria në kuadër të fushatës elektorale ishte Dhërmiu. Dhërmiu fshati ku kam lindur unë dhe të parët e mi, thotë Petro Gjikuria.
Fatkeqësisht, u detyrova të largohem prej tij që në fëmijëri për shkak të regjimit hoxhist dhe më pas, në rininë time, për shkak të mungesës së mundësive.
Sot, në sajë të bukurive natyrore dhe vlerave të banorëve të tij, Dhërmiu dhe në përgjithësi Bashkia Himarë, mundet të bëhet pjesa më e zhvilluar e rajonit dhe fëmijët tanë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të përparojnë.
Në datën 4 gusht votojmë për të nesërmen e Bashkisë Himarë, si dhe për dekadën e ardhshme, thotë Petro Gjikuria.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb