Pas denoncimit të përsëritur në Saranda Web, dhjetra punonjës të Ujësjellësit zbarkojnë në Gjashtë

Pas publikimit të banorëve të fshatit Gjashtë se përfaqësuesit e Ujësjellësit i mashtruan, Ujësjellësi i Sarandës ka reaguar menjëherë. Mesditën e sotme, dhjetëra punonjës të Ujësjellësit zbarkuan në lagjen problematike për të identifikuar shkakun që ka lënë banorët pa ujë për një periudhë të gjatë.

 

Sipas burimeve nga Ujësjellësi, gjatë inspektimeve, ata kanë gjetur lecka në tubot e ujësjellësit, të cilat pengonin rrjedhjen e ujit në këtë zonë. Zbulimi i leckave në tubacionet kryesore është cilësuar si shkaku kryesor që ka ndikuar në furnizimin e pamjaftueshëm me ujë për banorët e lagjes Gjashtë.

 

Punonjësit e Ujësjellësit po punojnë intensivisht për të pastruar dhe riparuar tubacionet, me shpresën se problemi do të zgjidhet sa më shpejt dhe banorët do të mund të kenë furnizim të rregullt me ujë. Saranda Web do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe të informojë publikun për çdo përmirësim në këtë situatë.

 

Përfaqësuesit e Ujësjellësit Sarandë mashtrojnë banorët e Gjashtës – VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon