2 lokale në Ksamil mbeten pa muzikë, Policia u sekuestron miksera dhe bokse – VIDEO

Policia njofton se  si rezultat i kontrolleve, në Ksamil u konstatuan dy subjekte (lokal dhe beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara dhe jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike.

 

Për të trija rastet u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorët e subjekteve, shtetasit D. M., 36 vjeç, A. M., 32 vjeç dhe E. C., 37 vjeç.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve, që të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Please follow and like us:
fb-share-icon