NDAHET NGA JETA GAZETARI I MIRËNJOHUR PIRRO NAÇI

Ndahet nga Jeta  Gazetari i Mirënjohur Pirro Naçi

 

Pirro Naçi, një nga gazetarët më të njohur të jugut dhe veçanërisht i dashur në Sarandën e tij, ka ndërruar jetë në Athinë. Naçi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk arriti ta mposhtte, pavarësisht përpjekjeve dhe kurimeve në vendin fqinj.

 

Pirro, njeriu që kishte një pasion të veçantë për qytetin bregdetar, fatkeqësisht nuk mundi ta shikonte qytetin e tij të dashur ashtu siç kishte dëshiruar pas përfundimit të seancave të kurimit.

 

Pirro Naçi ia dedikoi jetën dhe penën Sarandës, turizmit dhe fushave të tij të preferuara si arkeologjia, kultura, historia e artit dhe letërsia, duke krijuar një urë të fortë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Edhe pse ndodhej në Athinë, Naçi jetonte dhe ndjente pulsin e jetës dhe turizmit të Sarandës, të cilin e adhuronte.

 

Artikujt e tij, botuar në të përditshmet shqiptare dhe në portalet me profil qytetar sarandiot, ishin si skalitje për dukuri sociale e njerëzore. Ai përshkruante shijen e Sarandës së djeshme me një përkushtim të veçantë, duke reflektuar me mençuri për zhvillimet e sotme, përfshirë edhe gabimet, nxitimet apo teprimet që i shoqërojnë ato.

 

Pirro Naçi do të mbetet një figurë e ndritur dhe e paharrueshme për komunitetin e Sarandës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta lexojnë punën e tij. Le të prehet në paqe dhe kujtimi i tij të jetë gjithmonë i gjallë në zemrat tona.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon