AKSIDENTOI ME MOTOR 2 KALIMTARË, PROCEDOHET PENALISHT 47-VJEÇARI

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 47 vjeç.

 

Procedimi penal filloi pasi në rrugën “Vrinë-Xarrë”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasit F. D. dhe V. Sh., këmbësorë.

 

Fatmirësisht 2 personat e aksidentuar  janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet iu referuan prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon