Humb jetën në Kalanë Veneciane gjatë vizitës në Butrint
Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint. Yvone Boer 70 vjeç nga Holanda ishte me një grup turistësh hollandezë paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik. Kur kanë shkuar lart në Kala atje nuk është ndjerë mirë.
Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit. Nga këtu në urgjencën në Sarandë. Sipas bluzave të bardha 70 vjeçarja e huaj dyshohet të ketë bërë arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore. Butrintin Antik tani në pikun e sezonit e vizitojnë rreth 900 turistë të huaj dhe vendas në ditë.