Niviciotët organizojnë fushatë mbledhje fondesh për restaurimin e kishës së fshatit

Një grup niviciotësh janë bashkuar përsëri për të përfunduar restaurimin e Kishës së Shën Dhimitrit në Nivicë të Sarandës (Bashkia Himarë). Ky grup ka ndërmarrë një fushatë të re për mbledhje fondesh me qëllim përmirësimin e kushteve të kishës, e cila është një vend i rëndësishëm për komunitetin dhe trashëgiminë kulturore.

 

Ftesë për Mbështetje nga Niviciotët dhe Dashamirësit nga Foti Cici:

 

I ftojmë të gjithë niviciotët që jetojnë kryesisht në Greqi, si dhe këdo tjetër që dëshiron të ndihmojë, për të dhuruar për këtë qëllim të rëndësishëm. Dhurimet mund të bëhen në disa mënyra:

 

1. Josif Rroshi – Kafeneja “Sifi”, Athinë

Dhurimet mund të bëhen në dorë, në kafenenë e niviciotit Josif Rroshi, në adresën Agiou Konstantinou 6, Athinë.

2. Dhimitër Rroshi – Llogari Bankare, Athinë

Për ata që nuk janë në Athinë dhe nuk kanë plane për të shkuar në Sarandë, mund t’i bëni dhurimet në llogarinë bankare të Dhimitrit, siç kemi bërë edhe në fushatat e kaluara:

 

ROSSI DHIMITER LEONIDA

ALPHA BANK

Numri i llogarisë: 9216270
IBAN: GR6301401330133002101208048
BIC (Swift code): CRBAGRAA

 

Përderisa llogaria e Dhimitrit është personale, dërgesa duhet të shënohet si “dhuratë”, anglisht ose greqisht:
Gift (For the Church of Nivica).
Δώρο (Για την Εκκλησία της Νίβιτσας).

 

3. Nevil Papagjika, Sarandë

Niviciotët dhe kushdo që shkon në Sarandë mund t’ia japin dhurimet në dorë Nevilit. Ata që janë larg, mund t’i bëjnë dërgesat në llogarinë e tij bankare. Ju lutem më kontaktoni në inbox për të dhënat e llogarisë.

 

4. Llogaria e Dhurimeve (Anastasia Premti dhe Foti Cici)

Paratë e mbledhura në Athinë nga Josif dhe Dhimitër Rroshi do t’i dorëzohen Anastasisë në Athinë, e cila do t’i dërgojë në Sarandë me një person të besuar, ashtu siç kemi bërë edhe në fushatat e kaluara (2022-2023).

Dhimitri, Josifi dhe Nevili do të më njoftojnë pas çdo dhurimi që do të marrin, dhe unë i njoftoj dhurimet në Facebook, me emra ose anonimë, sipas kërkesës së dhuruesve.

Anastasia dhe unë jemi përgjegjës për listën e të gjitha dhurimeve që bëhen. Për sa i përket administrimit të dhurimeve dhe pagesave që do të bëhen, vendimet merren së bashku në grup, ashtu siç kemi bërë edhe në kaluarën.

Mirëpresim edhe të tjerë të përfshihen në grup, mjafton që të jenë dhurues dhe dashamirës.

Për çdo pyetje për llogarinë, mund të pyesni privatisht

Anastasia Premti-Loli
Foti Cici

 

Projekte që Duhet të Realizohen

 

1. Dera dhe tri dritaret e vogla të hijerores– Këto janë kalbur dhe duhen zëvendësuar.

2. Hidrauliku për të futur ujin në kishë – Lavamani dhe tubacioni ekzistojnë, por duhet sjellë uji nga jashtë.
3. Uji i nxehtë për shërbesat – Duhet vendosur boileri poshtë lavamanit.
4. Sheshi i ajiodhimës – Trualli i shenjtërores ka mbetur i papërfunduar për tri dekada.
5. Gropë septike prapa kishës për boilerin – Duhet krijuar një pusetë për ujërat e mbledhura.

Një kishë e mirëmbajtur është një pasuri për të gjithë komunitetin. Dhuroni sot dhe ndihmoni në restaurimin e Kishës së Shën Dhimitrit në Nivicë. Le të bashkohemi për të ndihmuar vendin tonë dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare.

 

 

**Links të Fushatave të Kaluara:**

 

 

– [Një kërkesë niviciotëve – një lutje për Nivicën]
– [Dhjetë dritaret e reja të kishës së Nivicës në Sarandë]
– [Llogaria për restaurimin e kishës së Nivicës]

Please follow and like us:
fb-share-icon