Zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit: Digjet qyteti antik, por monumentet mbeten të paprekura
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Parkun Arkeologjik të Finiqit, duke rrethuar qytetin antik të Finiqit, një ndër zonat më të rëndësishme arkeologjike në jug të Shqipërisë. Pavarësisht nga flakët e ashpra që kanë përfshirë parkun, monumentet historike të këtij siti arkeologjik mbeten të paprekura.
Fatmirësisht, këto monumente kanë shpëtuar falë punës së bërë më parë për pastrimin e zonës nga vegjetacioni, duke parandaluar kështu avancimin e zjarrit dhe rrezikun e dëmtimit të tyre. Kjo ndërhyrje parandaloi që flakët të përhapeshin në drejtim të monumenteve dhe të shkaktonin dëme të pariparueshme.
Monumentet e rrethuara nga zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit:
- Zona publike e periudhës romake;
- Teatri Antik;
- Banesa me 2 peristile;
- Termat Romake;
- Muri fortifikues, ose i njohur si “Dafina e Ugolinit”;
- Kisha Mesjetare;
- Bastioni i madh;
- Bazilika Paleokristiane.
Edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, një pikë kyçe për vizitorët, ka mbetur e paprekur nga flakët.
Një tjetër faktor që ka ndihmuar në mbrojtjen e monumenteve nga zjarri është prezenca e itinerareve të pastra brenda parkut, ku nuk ka pasur vegjetacion që do të ndihmonte në përhapjen e flakëve. Kjo ka qenë një masë parandalimi jetike për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb