Banorët e zonës së ish-burgut në lagjen nr. 4 në Kodër ditën e djeshme nëpërmjet një video dërguar në Saranda Web përcollën shqetësimin e tyre për mungesën e ujit për 3 ditë.
Pavarësisht publikimit, nga ana e Ujësjellës Kanalizime Sarandë duket se nuk ka marrë asnjë masë, pasi banorët shprehen se edhe sot janë pa ujë
Përshëndetje Saranda Web!
Ju shkruaj sepse është e pamundur të gjejmë zgjidhje diku tjetër. Jemi banorë të Lagjes nr. 4, te pallati pranë burgut. Kemi tre ditë që luftojmë për ujë, por nuk na vjen. Na ka mbetur të paguajmë për autobotet e ujit. Kur telefonojmë, as drejtori i ujësjellësit, as përgjegjësi nuk na përgjigjen. Pse duhet ta paguajmë ujin dy herë? Si për autobotet, ashtu edhe për ujësjellësin. Ju lutemi, na ndihmoni, sepse nëse varet nga Ujësjellësi, nuk dihet sa ditë të tjera do të mbetemi pa ujë.
View this post on Instagram