Thursday, November 21, 2024
spot_img

Shpëtim Ahmeti thirrje këshilltarëve: Të bëhemi bashkë kundër gogolëve të babëzitur

QAJE ECOCAMPUSIN

O POPULL I SARANDËS

Mbetesh pa fjalë me këta bashkiakë që drejtojnë sot Sarandën.
E vetmja fjalë që mund të thuash, është: Mbrohu, o popull nga ata që nuk dinë çfarë bëjmë.

 

Shohin ca ëndrra të çmendura në darkë dhe vjen mëngjesi e i vënë kazmën qytetit, duke ksebërë edhe atë që ishte mirë e bukur.

 

I them këto këto me shumë indinjatë dhe me shpirt të trazuat për ato që degjoj e shikoj të ndodhin ne këtë Sarandë dhe me këtë shpërfillje skandaloze e anashkalim ekstrem të atij që është Parlamenti lokal, përpara të cilit kësaj administrate duhet t’i dridheshin karriget me këto veprime e mosveprime.

 

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak ishte shfaqja më e shëmtuar e anashkalimit ekstrem të këshilltarëve nga një administratë që ka vepruar dhe reagon me papërgjegjshmëri që të skandalizon.

Këtë ndjesi mora unë si këshilltar, duke e ndjekur mbledhjen online përmes medias së pranishme, pasi nevojat e biznesit nuk më dhanë mundësi të isha prezent.

Të jesh anëtar i kshillit bashkiak eshte mision me pergjegjesi qytetare, politike, por edhe ligjore.
Kërkohet ta luash rolin si i tillë, por edhe të respektohesh e të dëgjohesh fort nga qeveeisja vendore.

 

Ndërsa mbledhja e datës 30 gusht 2024, me një rend dite shumë të rëndësishëm për qytetin, na tregoi që kjo qeverisje as nuk do t’ia dijë për Këshillin Bashkiak.
Për çfsrë u diskutua dhe si u procedua.

 

Një prej çështjeve ishte rritja e pagave të administratës.
Kërkohej miratimi i rritjes së nivelit pagave punonjësve te bashkisë, edhe pse rezulton që brenda nje viti rriten 2 here pagat e tyre. E njëjta skemë si me rrogat e deputetëve tanë, dy të tretat e të cilëve na del tani që janë atje për të bërë gjumë të paguar…

 

Një çështje tjetër ishte edhe më “e nxehtë” për qytetin e qytetarin:

Masat që po merr Bashkia për nisjen e vitit të ri mësimor 2024-2025. Me plot shqetësim, kolegë të mi këshilltarë, shtruan pyetjen se çfarë do të behet me Ekokampusin, ndërtimi i të cilit ka përfunduar qysh ne vitin 2017 dhe nuk po vihet në sherbim te arsimit ne qytetin e Sarandes i cili akoma ne vitin 2024 kryhet me turne si ne kohen e diktaturës.

 

Ajo qe me shqetsoi ishte se nga goja e Kryetarit të bashkise u tha se po behet nje studim ne ate zone, qe i perket turizmit
Kujtoj se qysh ne diten e para te konstituimit te kshilit bashkiak te dale nga zgjedhjet e 14 majit 2023, personalisht kam ngritur disa here ceshtjen e kësaj vepre publike shume e rendesishme dhe e domosdoshme per arsimimin në qytetin tonë

Unë dhe kolege te tjere, i kemi kërkuar disa here ekzekutivit te bashkise te sjellë inventarin e pronave te bashkise, gjë që nuk ka ndodhur as kur sot e kësaj dite.
Nga kjo mospërfilje kërkese, është e kuptueshme se ne duhet të presim të vijë dita qe pronat e bashkise, ku Ecocampusi është “thela e madhe”, të tjetersohen e të kthen ne prona te oligarkve e te preferuarve të pushtetit, siç eshte berë zakon nga ana e pushtetit arrogant, që nuk denjon të japë asnjë informacion dhe asnjë llogari para qytetarëve të vet.
Edhe kete here doli ne skenë FSHZH i cila vazhdon te bej studime dhe investime ne qytetin tonë, pa bere asnje degjesë publike, per te mare parasysh oponencën qytetare.

Duke parë me syte e mi si qytetar, si biznesmen dhe si kshilltar, po behen investime ne qytetin tonë, jo per tu sherbyer qytetarve ,turizmit e zhvillimit ,por per ta kthyer e shtrënguar sa me shume litarin ne fyt, per cdo grup interesi qe jeton apo ben biznes në këtë qytet.
Per te gjitha keto punime, qe kryhen me shkelje te mëdha ligjore e inxhinjerike, i eshte kërkuar disa here invesitorëve te jepnin shpjegimet e tyre ne kshillin bashkiak.

Por jemi refuzuar me arrogancë te paparë, pasi vete firmosin e vetë vulosin.

Qytetaret e Sarandes po ndeshen cdo dite dyerve te bashkise me vite per lidhjen e nje kontrate per nje truall qe kan paguar dhe nuk u jepet shansi te marrin nje rrugëzgjidhje. Ndërsa dikujt, qe kerkon te rrëmbejë pronat e qytetarëve, i sigurohet dokumentacioni deri dhe tek certifikata e pronesisë në sekonda.
Nuk ka matës më të saktë të tregojë sesa jo në sherbim qytetarëve ëahtë ky pushtet
E bej kete reagim duke mos pasur asnje interes politik e financiar, por thjesht per te mbrojtur te gjithë bashkërisht ate çka i ka mbetur ketij qyteti nga grabitja makaber qe po behet çdo ditë.

Është uluritëse kjo që po i ndodh Sarandës. Nga FSHZH, por dhe organizma te tjera janë bere investime me financa maramendëse, shumica e të cilave janë kredi të Bankës Botërore, që duhen shlyer një ditë.

U investuan ne ujesjellës, po ujë nuk pati kurrë Saranda. U investuan ne rruge e pedonale, por rruge nuk ka. Edhe ato qe ishin u zvogëluan e ngushtuan, duke u hipur pallatet ne cdo trotuar apo ndertim.
Eshte investuar ne plazhe po plazhet janë gllabëruar nga zyrtarë të Bashkisë vite me radhe policë e ish-policë. Eshte investuar ne kanalizime e ujërave te zeza, po ato prape derdhen ne det.
U rriten taksat e pastrimit qytetarve e bizneseve, po qyteti nuk u pastrua kurre. Investohen ne aresim, po aresimi ngeli gjith jeten aresim me turne. Investohet ne shëndetësi, spitalet janëkthyer ne hotele me pagesë, për sherbim mjekësor. Pra parat e taksapaguesve hidhen lumë, por aty ku fitohet, jo ku ka nevojë per sherbim.

E bera kete reagim per nje sensibilizim per koleget e mi, por edhe që qytetaret te reagojmë sa nuk eshte vonë, sepse fatin e Ecokampusit arsimor do ta kenë edhe institucione publike si kinotetari, qe eshte historia e Sarandës, apo dhe te tjera.

 

Si kshilltar u bej thirrje te gjith kolegëve te mi te bejm nje aleancë te fuqishme pa dallime politike per te penguar çdo lloj gllaberimi të pronave publike.

Ne duhet ta detyrojmë ekzekutivin pse jo dhe qeverinë, te heqë dorë nga studimet abuzive antiqytetare dhe kundra sherbimit arsimor në Sarandë. Sepse interesat
qytetare duhet të prevalojnë mbi interesat e disa gogoleve te babëzitur ndaj pronave publike.

 

Misioni i kshilltarit nuk eshte noterizimi vendimeve te ekzekutivit ,por eshte te jete roje i interesave publike.
Servilizmat dhe lepirjet ndaj pushtetit ekzekutiv, do t’i ulte kredibilitetin çdo këshilltari, i kujtdo krahu qoftë.
E kam te qarte që reagimi im do të paragjykohet nga ndonje ekstremist politik , gllaberus i pronave publike ,apo servila te lindur.

Por pikëpamjet e mia dhe misioni tim ne kshillin bashkiak janë dhe do të mbeten vetëm PRO interesit publik. Sh.Ahmeti

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- REKLAMA -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial