Hidhet shorti për Sezonin e ri futbollistik: Java e parë sjell Derbin e Jugut në Sarandë

Hidhet shorti për Sezonin e ri futbollistik: Java e parë sjell Derbin e Jugut në Sarandë

 

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është hedhur shorti për sezonin e ri të kampionatit. Java e parë e ndeshjeve do të sjellë një përballje emocionuese për jugun e Shqipërisë, ku në Sarandë do të luhet derbi mes dy rivalëve historikë: Butrinti dhe Delvina.

 

Ndeshja pritet të zhvillohet më 22 shtator në stadiumin e Butrintit, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve lokalë dhe më gjerë. Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë gjithmonë të ngarkuara me pasion dhe rivalitet, duke e bërë këtë një nga takimet më të pritura të sezonit.

 

Ky derbi i jugut do të shërbejë si hapja perfekte për sezonin, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në fushë dhe në tribunat e stadiumit.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon