Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Policia u kontrollon makinën dhe xhepat, gjejnë të bardhë dhe jeshile. Prangosen...

Policia u kontrollon makinën dhe xhepat, gjejnë të bardhë dhe jeshile. Prangosen 2 persona

Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar dy shtetas, të cilët dyshohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

 

Shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Itali, u ndalua nga shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

 

Në një rast të dytë, u arrestua shtetasi V. K., 21 vjeç, banues në Sarandë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial