SARANDA NEWS

spot_img

2 polakë në tregtinë e narkotikëve në Sarandë, prangosen – VIDEO

Policët vënë në pranga dy shtetas polakë që shisnin metamfetaminë në Sarandë

 

 

Në një aksion të mirëorganizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, kanë vënë në pranga dy shtetas polakë, G. O., 38 vjeç dhe S. P., 47 vjeç, të dyshuar për shpërndarje të lëndës narkotike metamfetaminë në formën e kristaleve.

 

 

Operacioni policor, i koduar “Parts 34,” erdhi si pjesë e megaoperacionit antidrogë mbarëkombëtar “Tempulli.” Pas hetimeve intensive dhe informacioneve të siguruara mbi veprimtarinë e këtyre individëve, u realizua arrestimi i tyre në një hotel në Sarandë. Në dhomën ku qëndronin të dy shtetasit polakë, shërbimet e Policisë zbuluan një sasi të konsiderueshme droge metamfetaminë, të cilën ata dyshoheshin se e shpërndanin kryesisht në lokalet e natës të qytetit të Sarandës.

Gjatë aksionit, u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh, që dyshohet të kenë qenë pjesë e aktivitetit të tyre të paligjshëm. Të gjitha këto sende janë marrë në cilësinë e provës materiale nga autoritetet për hetime të mëtejshme.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë, ku do të vijojnë veprimet e mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial