SARANDA NEWS

spot_img

Plagosja me thikë në Sarandë, Policia njofton prangosjen e autorit – VIDEO

Një incident i dhunshëm tronditi lagjen nr. 1 në Sarandë, më 24 shtator 2024, kur një konflikt i çastit për motive të dobëta përshkallëzoi në përdorimin e një mjeti prerës (thikë), duke lënë një person të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:10, shtetasi D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë, pas një zënke me shtetasin M. D., gjithashtu 38 vjeç dhe banues i qytetit, përdori një thikë për ta plagosur këtë të fundit. Viktima u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit. Megjithatë, falë veprimeve të shpejta të Policisë së Sarandës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij pas disa orësh kërkimesh të vazhdueshme.

38-vjeçari D. R. u vu në pranga dhe materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial