Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamanda të Filatit.
Lëkundjet sizmike janë ndier në orën 06:14 dhe janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit.
Tërmeti është shoqëruar edhe me 2 lëkundje të tjera 2.6 Ballë në orën 7:17 minuta dhe 1.8 Ballë në orën 7:28 minuta
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb