Policia e Sarandës ka arrestuar dy të rinj: 21 dhe 19 vjeç
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. R., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën një dorezë metalike dhe një shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Idriz Alidhima”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë.
Please follow and like us: