Një aksident sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës, duke ngritur sërish shqetësime lidhur me sigurinë rrugore në këtë zonë.
Edhe pse janë vendosur sinjalistika për të shmangur devijimin e korsive, duket se këto masa nuk janë të mjaftueshme.
Qytetarët dhe specialistët kanë bërë thirrje të përsëritura për ndarjen përfundimtare të korsive, një masë që mund të ulë ndjeshëm numrin e aksidenteve të tilla.
Kjo zonë e hyrjes së qytetit është bërë një pikë kritike ku shpeshherë ndodhin incidente të rrezikshme, duke rritur nevojën për zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive në infrastrukturë.
Please follow and like us: