Dëshmitarët: E vrau se i kërkoi të ulte muzikën pasi mbante zi për të bijën
Ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku 40-vjeçari Admir Beqiri goditi për vdekje 62-vjeçarin Gëzim Bizgjoni, po zbardhet me detaje të reja. Trupi i viktimës është dërguar në Tiranë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të kryer autopsinë dhe përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori ka goditur fillimisht viktimën me një shishe në fytyrë, dhe më pas e ka sulmuar me grushte dhe mjete të tjera rrethanore, duke i shkaktuar plagë që i sollën vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bizgjonit, ku autori kishte jetuar për rreth një vit së bashku me një grua, me të cilën bashkëjetonte. Gruaja, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes, është larguar nga shtëpia pas skenës së dhunshme nga frika për jetën e saj.
Sipas burimeve, konflikti mes viktimës dhe autorit shpërtheu pasi viktima i kërkoi autorit të ulte muzikën, për shkak se ai vetëm 20 ditë më parë kishte humbur vajzën e tij 29-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Viktima, Gëzim Bizgjoni, ishte një punëtor ndërtimi, i njohur në komunitet për bujarinë dhe natyrën e tij paqësore.
Policia vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb