Gjykata e Sarandës jep masën e sigurisë për Admir Beqirin, autorin e vrasjes së Gëzim Bizgjonit
Gjykata e Sarandës, nën drejtimin e gjyqtarit Fatmir Ndreu dhe me prokuroren Armida Kaçi, ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për Admir Beqirin, autorin e dyshuar të vrasjes së Gëzim Bizgjonit. Ky vendim erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku Beqiri goditi për vdekje 65-vjeçarin Bizgjoni, pas një konflikti për uljen e zërit të muzikës.
Gjatë seancës gjyqësore, Beqiri deklaroi se ka qenë “i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer”, duke pretenduar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes.
Prokurorja Armida Kaçi theksoi rëndësinë e masës së sigurisë duke argumentuar se rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe ndikimi i mundshëm në hetimet e mëtejshme e bën të domosdoshme mbajtjen në burg të autorit deri në përfundimin e procesit. Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj.
Admir Beqiri do të përballet me akuza për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb