Nga 1 janari 2025, siguracioni i makinave do të diferencohet sipas një skeme të re, ku shoferët problematikë do të paguajnë më shumë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar një rregullore të re, që parashikon çmime të ndryshme bazuar në 7 faktorë kryesorë të riskut.
Faktorët e riskut që ndikojnë çmimin e siguracionit:
- Historiku i dëmeve: Shoferët me më shumë aksidente në tre vitet e fundit do të paguajnë më shumë.
- Fuqia motorike: Makinat me mbi 3000 cc do të kenë siguracion më të lartë për shkak të rrezikut më të madh.
- Mosha 18-21 vjeç: Këta drejtues do të jenë më të penalizuar për shkak të përvojës së kufizuar.
- Eksperienca në drejtimin e mjetit: Shoferët me më pak përvojë do të kenë tarifa më të larta.
- Përdorimi i mjetit: Makinat e përdorura për biznes, që drejtohen nga persona të ndryshëm, do të kenë prime më të larta.
- Qarku i regjistrimit: Siguracioni do të ndryshojë sipas zonës ku regjistrohet mjeti, bazuar në numrin e aksidenteve.
- Vjetërsia e mjetit: Makinat më të vjetra mund të kenë një faktor risku më të lartë.
Ndikimi dhe qëllimi i rregullores së re
Rregullorja e re synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve për të qenë më të kujdesshëm. Shoferët që shkaktojnë aksidente do të penalizohen përmes tarifave më të larta në policën e siguracionit të radhës. Ndërkohë, ata që shmangin aksidentet do të përfitojnë tarifa më të ulëta.
Shoferët që i japin makinën një personi tjetër dhe ky i fundit shkakton aksident, do të penalizohen si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pronari. Kompanitë e sigurimit do të ofrojnë transparencë në llogaritjen e primit, duke e bërë këtë proces të qartë për çdo drejtues.
Kjo skemë e re, e bazuar në sistemin bonus-malus, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e drejtuesve të automjeteve, duke e lidhur çmimin e sigurimit drejtpërdrejt me sjelljen në rrugë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb