Detaje të reja nga konflikti i djeshëm: Sanitarja ankohej për bullizëm, bashkia heshti

Detaje të reja nga konflikti në kopshtin nr. 3 të Sarandës: Sanitarja ankohet për bullizëm, bashkia heshti

 

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në kopshtin shtetëror nr. 3 në Sarandë, ku sanitarja E.M. sulmoi fizikisht drejtoreshën V.M., po merr një tjetër dimension pas daljes në dritë të detajeve të reja rreth konfliktit.

 

Sipas burimeve të Saranda Web, E.M. kishte dorëzuar një ankesë zyrtare në Bashkinë e Sarandës rreth një javë më parë, duke deklaruar se drejtoresha e bullizonte dhe e fyente vazhdimisht në vendin e punës. Në letrën e saj, sanitarja kishte kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

 

Pavarësisht kërkesës për ndihmë, bashkia nuk ndërmori asnjë hap për adresimin e problemit dhe rasti nuk u shqyrtua as në mënyrë formale. Mungesa e reagimit nga institucionet duket se ka rënduar situatën, duke çuar në shpërthimin e tensionit gjatë ditës së djeshme, kur konflikti përfundoi me dhunë fizike.

 

Ky episod ka ngritur pikëpyetje serioze mbi trajtimin e ankesave të punonjësve dhe menaxhimin e konfliktit brenda institucioneve arsimore, duke rikthyer në vëmendje nevojën për përgjegjësi dhe ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon