SARANDA NEWS

spot_img

Kapen 82 Kg kanabis në një Taksi në Igumenicë. Arrestohen një shqiptar dhe një grek

Kapen 82 Kg kanabis në një Taksi në Igumenicë. Arrestohen një shqiptar dhe një grek

 

Policia greke ka sekuestruar 81 kilogramë e 704 gramë marijuanë në një operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia”, pranë Igumenicës. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Filatit në bashkëpunim me sektorin kundër narkotikëve të Policisë së Igumenicës.

Sipas autoriteteve greke, droga ishte e fshehur në bagazhin dhe sediljet e pasme të një taksie, të cilën policia ndaloi gjatë kontrollit rutinë. Në pranga kanë përfunduar dy persona: drejtuesi i automjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo, 52 vjeç nga Artemida e Athinës, dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo, 54 vjeç, nga fshati Çukë i Sarandës.

 

POLICIA GREKE TAKSI KANABIS

 

Hetimet zbuluan se Kosta Beqo ishte në kërkim nga autoritetet greke që prej vitit 2018. Ai kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiut, ku vuante dënimin për çështje droge, por nuk ishte kthyer më, duke iu shmangur drejtësisë. Gjatë arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një shumë prej 4,370 eurosh.

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni të ngjarjes dhe po bashkëpunon me homologët grekë për të hetuar më tej. Ende nuk ka konfirmim nëse sasia e drogës është trafikuar nga kufiri shqiptaro-grek. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë rast.

 

Policia greke njoftoi se operacioni është pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të luftuar trafikun e drogës në zonat kufitare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial