Trojet e ndërtimit në Sarandë, premtimi i ri: “Do nisi së shumë shumë shpejti” – VIDEO

Trojet e ndërtimit në Sarandë, premtimi i ri: “Do nisi së shumë shumë shpejti”

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Sarandë, këshilltari Klejdi Myrtaj ngriti sërish çështjen e trojeve të ndërtimit, një problem që po shkakton pakënaqësi të thella te qytetarët. Administrata bashkiake, në përgjigje të kërkesës së tij, dha edhe një herë premtimin se procesi do të nisë “shumë, shumë shpejt.” Megjithatë, ky premtim i përsëritur ka lënë qytetarët skeptikë.

 

 

Çështja është diskutuar për herë të parë në prill, kur nënkryetarja e Bashkisë garantoi se procesi i ndarjes së trojeve do të fillonte “brenda pak ditësh”. Sot, pas gjashtë muajsh, banorët vazhdojnë të qëndrojnë në pritje, pa asnjë zhvillim konkret që të zgjidhë ngërçin dhe të japë siguri për të ardhmen e pronave të tyre.

Në mbledhjen e muajit të kaluar, edhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilirjan Gërdhuqi, kërkoi informacione rreth këtij procesi. Por kërkesa e tij mbeti pa përgjigje nga administrata, duke rritur më tej pakënaqësitë e qytetarëve, të cilët e shohin këtë mosveprim si një shkelje të besimit publik.

 

LIVE – MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, 28 TETOR 2024

 

Banorët  kërkojnë drejtësi për një çështje që ka mbetur e pazgjidhur prej dekadash dhe shpresojnë që premtimi për fillimin e procesit “shumë, shumë shpejt” të mos mbetet vetëm në fjalë.

Mungesa e transparencës dhe zvarritja e vendimeve po shtojnë pakënaqësitë dhe mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve vendore. Banorët kërkojnë që institucionet të kalojnë nga premtimet në veprime konkrete për të rivendosur besimin e humbur.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon