Zonat e Mbrojtura shkojnë në Kushtetuese, Zhupa: U porosit nga Rama për oligarkët

zonat e mbrojtura
zonat e mbrojtura

Zonat e Mbrojtura shkojnë në Kushtetuese, Zhupa: U porosit nga Rama për oligarkët

 

Partia Demokratike ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ligjin për zonat e mbrojtura, i miratuar nga mazhoranca qeverisëse në shkurt të këtij viti. Deputetja demokrate Ina Zhupa dorëzoi sot (1 Nëntor) këtë padi, duke e quajtur ligjin antikushtetues dhe një hap që rrezikon të heqë mbrojtjen ndaj zonave të mbrojtura. Ajo akuzoi qeverinë se ky ligj favorizon ndërtuesit dhe oligarkët, duke lejuar ndërtimin e resorteve dhe vilave private në zonat që duhej të mbroheshin.

 

Zhupa deklaroi se ky ligj është një “porosi e kryeministrit Rama për oligarkët”, që rrezikon zonat natyrore dhe kulturore të rëndësishme si Parku i Karavastasë, Divjaka, Butrinti, Mali i Dajtit, Tomori, liqeni i Shkodrës, Zvërneci, dhe Narta. Sipas saj, ligji lejon ndërtimin brenda këtyre zonave, duke i kthyer ato në prona private, ndërsa më parë ishte i ndaluar çdo lloj ndërtimi.

 

Në padi, Zhupa përmend se ky ligj shkel Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke rrezikuar interesin publik. “Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura,” theksoi ajo para godinës së Gjykatës Kushtetuese. Zhupa deklaroi se padi janë firmosur nga 37 deputetë demokratë dhe mbështetet gjithashtu nga organizata të shoqërisë civile.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon