Klubi i Shahut Butrinti përfaqëson Shqipërinë me sukses në Kupën Evropiane të Shahut në Serbi
Përfundoi edicioni i 39-të i Kupës Evropiane të Shahut, i mbajtur në Vrnjaçka Banja, Serbi, ku u mblodhën 102 ekipe nga 34 federata evropiane, duke e shndërruar këtë ngjarje në një arenë të nivelit të lartë për shahistët më të mirë të kontinentit.
Shqipëria u përfaqësua me krenari nga Klubi i Shahut Butrinti, që arriti rezultate të shkëlqyera në këtë kampionat prestigjioz.
Ekipi i Butrintit, i cili përfaqëson qytetin e Sarandës, shënoi një arritje të veçantë përmes shahistit Eraldi Mihasi.
Mihasi arriti 4.5 pikë nga 7 ndeshje, duke fituar kështu titullin e rëndësishëm të Kandidat Mjeshtrit (CM).
Kjo arritje pasqyron përkushtimin dhe talentin e ekipit Butrinti përballë disa prej kundërshtarëve më të fortë të Evropës në këtë garë në Serbi.
Klubi i Shahut Butrinti falënderon Bashkinë e Sarandës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Hotel Center Sarandë, sponsorin e kampionatit, që kontribuoi në suksesin e kësaj përfaqësie.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb