Debati për hapësirat publike, bashkia nuk jep asnjë përgjigje
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Sarandës është kthyer në arenë debatesh të forta për çështje jetike të qytetit, ku përveç pastrimit dhe furnizimit me ujë, është shtuar dhe shqetësimi për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset.
Këshilltarja e mazhorancës, Dafina Allkushi, kërkoi të sqarohet transparenca dhe kriteret për ndarjen e hapësirave publike në përdorim nga bizneset. Ajo pyeti për kriteret e sakta që përcaktojnë se si ndahen këto hapësira, sa përqindje e tyre vihet në dispozicion të bizneseve, cilat janë kufizimet e orarit dhe sa është në të vërtetë hapësira publike e caktuar për përdorim nga qytetarët.
Përballë pyetjeve të saj, përfaqësuesit e Bashkisë Sarandë nuk ofruan asnjë përgjigje. Mungesa e reagimit ka nxitur pakënaqësi mes këshilltarëve, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe menaxhimin e burimeve publike. Diskutimi u shty për një mbledhje të ardhshme, ku këshilltarët shpresojnë për një qëndrim më të qartë dhe të strukturuar nga Bashkia, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të kenë një kuptim të drejtë të mënyrës se si menaxhohen këto hapësira publike.
Çështja e pastrimit shkakton debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak – VIDEO
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb