Qytetari ankesë për orarin e ujit: Vjen natën dhe rrezikojmë jetën në taraca

qytetari orarin e ujit depozita
qytetari orarin e ujit depozita

Përshëndetje Saranda Web

Një problem i madh për qytetarët mbetet furnizimi me ujë nga Ujësjellësi. Uji hapet në orën 18:00, kur është errësirë, çka përbën një rrezik për jetën e njerëzve. Kjo situatë është e papranueshme, pasi krijon vështirësi të shumta.

Për më tepër, presioni i ulët i ujit e bën procesin e mbushjes së depozitave shumë të ngadaltë. Shumë familje detyrohen të presin gjatë dhe të ngjiten në tarracat e banesave për të mbushur depozitat në kushte të vështira.

Një zgjidhje e duhur do të ishte që furnizimi me ujë të fillonte në orën 16:00. Ky orar është më i përshtatshëm, pasi i jep qytetarëve mundësinë të mbushin ujë gjatë ditës.

Gjithashtu, uji i Sarandës nuk është i pijshëm, dhe shumë qytetarë detyrohen të marrin ujë të pastër jashtë qytetit, duke shpenzuar kohë dhe para. Situata duhet të ndryshojë dhe qytetarët duhet të kenë ujë të pastër dhe cilësor për konsum.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon