Thirrja ndaj banorëve: Mos u lodhni kot me zaptime në Ksamil
Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë kanë ndërmarrë sot një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në Ksamil. Gjatë ndërhyrjes, u prish një rrethim i paligjshëm.
Apel i fortë i Policisë Bashkiake: “Mos u lodhni kot! Zaptimet e paligjshme nuk do të tolerohen dhe do të shkatërrohen,” deklaruan autoritetet, duke theksuar se veprimet e paligjshme dëmtojnë komunitetin dhe turizmin në zonë.
Policia Bashkiake fton qytetarët të respektojnë ligjin dhe hapësirat publike, duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb