Balluku: Kam porosi nga Rama të ulim çmimin e energjisë, në 1 Dhjetor do mësoni sa do ulet

Balluku Kam porosi nga Rama të ulim çmimin e energjisë, në 1 Dhjetor do mësoni sa do ulet
Balluku Kam porosi nga Rama të ulim çmimin e energjisë, në 1 Dhjetor do mësoni sa do ulet

Balluku: Kam porosi nga Rama të ulim çmimin e energjisë, në 1 Dhjetor do mësoni sa do ulet

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur sot në Kuvend se çmimi i energjisë elektrike do të pësojë ulje duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Gjatë diskutimeve për projektbuxhetin 2025, Balluku theksoi se analiza për skemën e re të çmimeve ka përfunduar dhe se ulja do të bëhet duke ndjekur praktikat më të mira europiane.

 

“Derisa të vijë 1 dhjetori, ne do të kemi zbardhur të gjitha detajet mbi këtë skemë të re. Kjo do të ndihmojë qytetarët të përballojnë më lehtë kostot e jetesës,” deklaroi Balluku.

Edhe më herët, kryeministri dhe vetë zv.kryeministrja kanë paralajmëruar uljen e çmimeve për konsumatorët, por ende nuk është bërë e qartë nëse kjo do të aplikohet për kategori specifike të popullsisë apo do të bazohet në nivelin e konsumit.

 

Sipas premtimeve të qeverisë, ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët. Kjo mbetet një çështje e ndjekur me interes të lartë, ndërsa priten detajet e skemës deri në fillim të dhjetorit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon